E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Kuvendi fshehu listë prezencën për ligjin e regjistrimit

Deputeti Bedri Hoxha votoi edhe per Lefter Maliqin

Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sërish Kuvendin për miratimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, duke thënë se ka manipuluar procedurat e miratimit të këtij ligji.

Aleanca Kuq e Zi bën me dije se Kuvendi fshehu numrin e deputetëve të pranishëm në sallë dhe emrat e të gjithë deputetëve që votuan ligjin afro një muaj e gjysmë më parë.

Kuvendi nuk ka publikuar listë prezencën e deputetëve në sallë. Në Kuvend atë ditë ishin 69 dhe jo 71 deputetë, thuhet në deklaratën e aleancës.

Aleanca Kuq e Zi deklaron se votimi i Censusit u arrit me dy duar, për shkak se dy deputetë nuk ndodheshin fare në Kuvend, madje as në Shqipëri atë ditë.

Bëhet fjalë për deputetët Lefter Maliqi dhe Gëzim Dibra.

Sipas AK-së, votimi i Censusit është faqja e zezë e këtij ligji, i cili është kundërshtuar me forcë nga kjo aleancë dhe qarqe shqiptare, që e konsiderojnë si antikushtetues për shqiptarët.

Aleanca Kuq e Zi e cilësoi votimin në parlament si një skandal për transparencën e funksionimit të Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›