E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi: Në maj platforma e bashkimit Kosovë-Shqipëri

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se në maj do të miratojë platformën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Aleanca Kuq e Zi akuzon liderët e Shqipërisë dhe Kosovës se janë kundër bashkimit të shqiptarëve.

“Berisha kundër bashkimit për 20 vite. Largimi i Berishës afron bashkimin me Kosovën. Berisha s’mund të pengoj vullnetin e popullit për bashkim. Kosova, zemra e Shqipërisë. Liderët e Tiranës dhe Prishtinës kundër bashkimit. Berisha dhe Thaci duan të qeverisin cifliqet e tyre”,- deklaron Aleanca Kuq e Zi .

Partia Aleanca Kuq e Zi vlerëson se Bashkimi i shqiptarëve nis nga bashkimi i dy shteteve, ndërkohë që shton se “Kosova është zemra e Shqipërisë”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›