E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i aksionit, Fyle: Përgëzoj përpjekjet e Shqipërisë

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka përshëndetur planin e veprimit të vendit tonë për integrim i cili iu dorëzua dy ditë më parë Drejtorit për Zgjerim Stefano Sanino nga kryeministri Sali Berisha. Në një mesazh në Tëitter, Fyle shprehet “Përgëzoj Shqipërinë për miratimin e Planit të Aksionit, një përpjekje kjo e përbashkët e qeverisë dhe opozitës".

Ndërkohë gjatë vizitës se tij të fundit në Tiranë edhe Sannino përshendeti konsesusin mes forcave politike duke nxitur vazhdimin e këtij bashkepunimi.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›