Aleanca Kuq e Zi: Qeveria shqiptare përmbushi porositë e Athinës e Beogradit me Censusin
Share
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas publikimit të të dhënave të rregjistrimit të popullsisë nga ana e INSTAT, që tregon zvogëlimin e numrit të popullsisë. Aleanca shprehet se qeveria shqiptare përmbushi dëshirën e Athinës dhe Beogradit, të cilat dëshironin të nxirrnin shifra të vogla të numrit të shqiptarëve.
Aleanca Kuq e Zi thekson se INSTAT me shifrat e saj e ka nxjerrë popullsinë më të voglën në Ballkan, ndërkohë që realiteti sipas Aleancës Kuq e Zi tregon se kombi shqiptar llogaritet mbi 10 milionë banorë.
Aleanca Kuq e Zi akuzon se censusi mashtroi me numrin e popullsisë, duke dëmtuar interesat shqiptare dhe duke provuar denoncimet e Aleancës Kuq e Zi.