Tom Cruise: Serbët i vrava si mizat
Share
Duket se Hollywood-i e ka të qartë kush janë personazhet negative të Ballkanit. Pjesa më e re e Mission Impossible 4 (The Ghost Protocol) flet për vrasjen e pjesëtarëve të ushtrisë serbe, që ka udhëhequr shumë luftëra në këtë rajon.
Tom Cruise në rolin e agjentit Ethan Hunt, në fund të filmit tregon sesi ka vrarë 6 serbë përnjëherë. I vrava si mizat. Dy copë me një goditje, thotë Cruise në rolin e Ethan. Personazhi i vrau serbët në përpjekje për të inskenuar vdekjen e gruas së tij.
Cruise luan rolin e agjentit që dërgohet nga SHBA-ja për të hyrë në arkivin sekret shtetëror të Rusisë. Filmi sapo ka dhënë premierën dhe është mirëpritur kudo në botëpërveç në Serbi, natyrisht.