E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi Qeveria te zbatoje vendimin e Kushtetueses

Regjistrimi Reagon PDIU Jemi teresisht kunder pyetesorit te ketij censusi

Aleanca Kuq e Zi kerkon ndryshimin e formularit te regjistrimit te popullsise nga INSTAT. Aleanca Kuq e Zi zhvilloi dje ne qytetin e Lushnjes nje forum te hapur me qytetare studente dhe aktiviste qe mbeshtesin kauzen e kesaj aleance. Prej muajsh Aleanca Kuq e Zi eshte perfshire ne fushaten kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Perfaqesues te Aleances Kuq e Zi i bene thirrje qeverise te ndryshoje formularin e regjistrimit te popullsise vetem ne dy pikat mbi perkatesine etnike dhe besimin fetar. Qeveria sipas perfaqesuesve te ketij organizmi duhet te zbatoje menjehere vendimin e Gjykates Kushtetuese e cila shfuqizoi te gjitha dispozitat mbi ndryshimin e kombesise ne legjislacionin shqiptar. Ky vendim sipas perfaqesuesve te Aleances Kuq e Zi tregon falsifikimin e regjistrave mbi kombesine dhe manipulimin e mijera shqiptareve te konvertuar ne grek. Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise autoritetet shteterore e kane per detyrim zbatimin e vendimeve te gjykatave dhe natyrisht per rrjedhoje edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese per ndryshimin e kombesise. Aleanca Kuq e Zi ben apel qe regjistrimi i popullsise duhet te zhvillohet si nje nevoje dhe domosdoshmeri per standardin dhe zhvillimet qe po kalon Shqiperia por ajo ben thirrje qe ne kete formular te mos perfshihet pyetjet per etnine. Nderkohe Aleanca Kuq e Zi deklaron me force qe qeveria nuk duhet te gjunjezohet nga presioni i diplomacise greke apo organizates Omonia dhe levizjeve te tjera etnike greke te cilat kerkojne me force shtyrjen e regjistrimit mbajtjen e dy pyetjeve per etnine dhe fene si dhe vetedeklarimin pa kritere objektive. Aleanca Kuq e Zi edhe nje here ka qene dhe do te mbetet pro regjistrimit te popullsise por duke hequr dy pyetjet per etnine dhe fene si elemente te njohur tashme juridikisht ne kundershtim te hapur me parimet themelore te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Edhe PDIU-ja ka reaguar dje ne lidhje me thirrjet e leshuara nga Omonia per shtyrjen e procesit te regjistrimit. Ne lidhje me keto thirrje PDIU-ja do te beje me dije se shte e vertete se amendamentet tona perkunder reagimeve te skeptikeve e rrisin shkallen e objektivitetit te procesit ne vetvete. Pra amendamentet e PDIU-se bejne qe cdo qytetar duhet te mendohet mire para se te beje deklarime te rreme tek regjistruesit per shkak te pasojave ligjore qe e presin. Ne vazhdojme te besojme se vetedeklarimi nuk eshte e drejte e cdokujt por vetem i atyre qe objektivisht i perkasin nje minoriteti etnik dhe fetar. Por ne vazhdojme te jemi teresisht kunder pyetesorit te ketij censusi sepse ne besojme se deklarimet e rreme te sponsorizuara nga jashte do te krijonin premisat qe faktore te jashtem te shtojne kerkesat ndaj Shqiperise - thuhet ne deklaraten e kesaj force politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›