Aksidenti, vdes duke mbledhur skrap 24-vjeçari
Një i ri ka humbur jetën në Librazhd, teksa ishte duke nxjerrë skrap në një pikë grumbullimi.
Ngjarja ndodhi në Murrash të rrethit të Librazhdit, ku në rrethana ende të pasqaruara ka mbetur i vdekur 24 vjeçari Besnik Bala.
Policia e shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes aksidentale.