E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca Kuq e Zi apel nënave emigrante: Mësojuni fëmijëve shqip

Share

Aleanca Kuq e Zi ka krijuar sot forumin e gruas, në krye të së cilit është vendosur përkohësisht Florentia Xheko. Gjatë këtij takimi, aktivistet e Aleancës kanë bërë thirrje për femrën shqiptare, duke kërkuar nga ajo që të përpiqet për të depolitizuar familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Do përpiqemi të depolitizojmë familjet dhe shoqërinë shqiptare. Kuqezinjtë janë ndryshe nga forumet e partive politike. Ne u bëjmë apel nënave dhe bijave shqiptare që fëmijët e tyre të duan Shqipërinë dhe jo partinë, që Shqipëria mund të bëhet një ditë. Nënat shqiptare që janë në emigracion duhet tu flasin shqip fëmijëve të tyre, kanë thënë aktivistet e Aleancës Kuq e zi gjatë takimit të zhvilluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›