Aktori ndërron seks: Shpirti im është i një femre
Share
Aktori italian, Giuseppe Schisano, ka befasuar të gjithë, duke thënë se ka ndërruar seks. Që tani e tutje, ai do të quhet Viktoria, ashtu siç do të donte të quante vajzat e tij.
Shpirti im është i një femre, tashmë ndihem më mirë dhe më normal se më parë, është shprehur aktori.
Më tej ai ka vazhduar se për një kohë të gjatë nuk flinte dhe nuk e shihte dot veten në sy, deri ku u ka thënë të afërmve dhe miqve të vet se si ndihet. Tashmë Giuseppe, ose më saktë Viktoria, ka thënë se do të luajë vetëm role femërore.