E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi kërkon seancë dëgjimore në Kuvend për regjistrimin

Një ditë pasi Kuvendi kaloi me procedurë të përshpejtuar projekt-ligjin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar një seancë dëgjimore në Kuvend.

Aktivistët e kësaj lëvizje i kanë bërë një kërkesë Kuvendit, ku kanë thënë se duhet të dëgjohen të gjitha palët e përfshira në këtë çështje.

Sipas tyre, peticioni i firmosur nga më shumë se 40 mijë qytetarë, të cilët kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, duhet të diskutohet para projektit të ministrit Genc Pollo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›