PS:Berisha po e çon vendin në një krizë më thellë se ajo greke

Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha se do të rriten rrogat dhe pensionet dhe se nuk ka asnjë përplasje mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Në një deklararatë për shtyp deputeti Arben Malaj, theksoi se konkluzionet e FMN-së konfirmojnë njëherazi se menaxhimi korruptiv i ekonomisë dhe financave publike janë shkaku i parë i varfërisë dhe pabarazisë të qytetarit shqiptar dhe përkeqësimit ekonomik.
“Taksa e sheshtë jo vetëm që nuk ka ndihmuar biznesin dhe situatën ekonomiko-financiare në vend, por ka rritur ndjeshëm pabarazinë e qytetarëve. Vetëm së fundmi statistikat tregojnë se 4% e shqiptarëve zotërojnë 55 % të depozitave bankare”, tha ai.
Deputeti socialist tha gjithashtu se konkluzionet e FMN-së kanë ngritur alarmin për situatën e rëndë ekonomike ndërsa shtoi më tej se kryeministri po e çon vendin drejt një krize të thellë.
“Të njëjtin alarm që ka ngritur prej kohësh opozita për sa i përket nivelit ekstrem të borxhit publik që i rëndon çdo ditë e më tepër qytetarëve në standardet e veta të jetesës”, shtoi ai ndërsa akuzoi kryeministrin se po e shtyn Shqipërinë drejt një krize edhe më të thellë se ajo që ka mbërthyer Greqinë, pasojat e së cilës do t`i vuajnë qytetarët në dietë të këtij vendi.