Aleanca Kuq e Zi mbërrin në Londër, Spahiu: Këtu u realizua ndarja, këtu po nis bashkimi
Share
Aleanca Kuq e Zi ka hapur gjatë ditës së sotme një degë në Londër, ndërkohë që aktivistë të Aleancës kanë manifestuar për disa orë në bulevardin Oxford Street të kryeqytetit britanik.
Në fjalën e tij, kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu ka dekaruar se, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, numri i aktivistëve të aleancës do të arrijë në 1 milion. Në Londër u realizua ndarja, këtu po nis bashkimi ka theksuar Spahiu.
Spahiu sakaq ka kritikuar ashpër edhe censusin, që sipas tij, në mënyrë artificiale zvogëloi kombin shqipatar, i cili është kombi më i madh në rajon.
Sipas tij, censusi iu dërgua për miratim Greqisë përpara shpalljes së rezultateve, ndërsa e ka cilësuar si të turpshëm reagimin e Greqisë dy ditë përpara publikimit të rezultateve.