Aleanca do forcohet me pranimin e Shqipërisë në radhët e saj
Jam shumë i kënaqur që ndodhem këtu sot dhe ndaj me ju rezultatet dhe arritjet e reformave të ndërmarra nga vendi ynë gjate ciklit të 9-të të Planit të Veprimit për Anëtarësimin (MAP). Në këto tetë muaj, Shqipëria ka shënuar progres në çdo fushë. Por, më e rëndësishme është se ne ndihemi më të sigurt se kurrë se procesi i reformave është i pakthyeshëm dhe i qëndrueshëm dhe do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm, edhe pas Samitit te Bukureshtit. Ne besojmë se reformat makro-strukturale që kemi ndërmarrë janë mënyra më e mirë e vendit tonë për të ecur përpara, si edhe do të na ndihmojë në realizimin e dy projekteve tona kombëtare më madhore, anëtarësimin në NATO dhe BE. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, për ne do të thotë, mbi të gjitha, një demokraci efektive dhe shtet ligjor, një ekonomi tregu funksionale dhe një reformë e thellë dhe e përgjithshme në Forcat e Armatosura. Unë jam shumë krenar të deklaroj përpara këtij auditori të nderuar se Shqipëria qëndron në pragun e Aleancës, si një demokraci funksionale që respekton të drejtat e njeriut dhe lirinë e minoriteteve. Gjatë dy viteve të fundit ne kemi kaluar tre prova të rëndësishme politike: ndërrimin normal të pushteteve, në korrik 2005; zgjedhjet lokale të shkurtit 2005; ku sipas raporteve ndërkombëtare nuk është regjistruar asnjë problem politik, por vetëm probleme teknike. Në takimin tonë të fundit këtu, në 24 maj, çeshtja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, u ngrit me një shqetësim të madhe. Sot, unë mund t