Aleatët vazhdojnë misionin ushtarak në Libi
Partnerët ndërkombëtarë kane rene ne marreveshje për të vazhduar misionin e tyre ushtarak ndersa udhëheqësi libian, Muamar Gadafi, nuk vepron në përputhshmëri të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur civilët.
Ministria e Jashtme britanike tha se fuqitë botërore kanë rënë dakord edhe për krijimin e një grupi të kontaktit për të koordinuar përpjekjet politike.
Njoftimet e Ministrisë së Jashtme britanike vijnë pas përfundimit të konferencës ndërkombëtare për Libinë, e cila zhvilloi punimet në Londër.