Serbia nuk do të njohë diplomat e Kosovës
.jpg)
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Administratë Shtetërore dhe vetëqeverisje lokale, njëherësh kryetar i Trupit koordinues për jugun e Serbisë, Milan Markovic, ka deklaruar se Serbia nuk mund t`i njohë diplomat e studentëve nga Universiteti i Prishtinës, në të cilat ndodhet vula Republika e Kosovës.
“Ne jemi të hapur për marrëveshje. Të mos vëmë kurrfarë vule”, është shprehur Markovic para gazetarëve pas promovimit të Leksionit juridik serbisht-shqip.
Markovic u ka bërë thirrje autoriteteve të Prishtinës të “mos shfrytëzojnë të ardhmen e fëmijëve për qëllime politike”.
Ai ka thënë se Serbia as në mënyrë implicite e as eksplicite nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.