E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleati dhe aleatja më e mirëLGBT shpall konkursin e vitit

TIRANE - Lëvizja LGBT në Shqipëri ka shpallur konkursin “Aleati dhe Aleatja e vitit”. Në konkurs janë propozuar 12 emra, të cilët sipas kësaj lëvizje kanë treguar mbështetje për këtë komunitet. Të interesuarit mund të votojnë deri më datë 17 maj 2013, kur do të shpallen çmimet e para për dy fituesit.

Emrat e propozuar nga lëvizja LGBT në Shqipëri për çmimin “Aleatja e Vitit” janë Margarita Kristidhi, Elsa Ballauri, Delina Fico, Desada Metaj, Iris Luarasi dhe Inida Gjata (Zhaku). Kurse emrat e propozuar për çmimin “Aleati i Vitit” janë Fatos Lubonja, Mustafa Nano, Gëzim Tushi, Arian Çani, Igli Totozani dhe Foto Strakosha.

“Viti 2012 ishte nje vit i rendesishem per levizjen LGBT ne Shqiperi. Gjate ketij viti pervec angazhimit te jashtezakonshem te komunitetit individe te
ndryshem munden te tregonin hapur, me kurajo dhe pa frike mbeshtetjen e tyre per ne. Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT duan te propozojne nje cmim per personin qe ka qene aleat apo aleate per levizjen tone, si shenje e mirenjohjeje.

Ne ju propozojme 12 emra konkrete dhe komuniteti LGBT mund te votoje per ta. Jane 12 personazhe qe kane qene jo vetem mbeshtetes dhe mirekuptues ndaj LGBT por kane mundur te shfrytezojne ndikimin e tyre dhe aksesin ne media si dhe respektin qe gezojne ne publik per te promovuar dhe avancuar kauzen LGBT. Deri ne fund te muajit shkurt votimet tuaja do te jene vendimtare ne masen 50 perqind per percaktimin e ketij cmimi, i pari i ketij lloji, qe do te ndahet mes nje "Aleate te vitit" (femer) dhe nje "Aleati te vitit" (mashkull). Deri ne fund te muajit shkurt ju mund te votoni jo vetem per keto 12 emra qe ne propozojme, por edhe per emra te tjere. Pas shkurtit do t'ju njoftojme per rezultatin dhe per menyren se si do procedohet me tej me votimin per te patur ne daten 17 maj 2013 cmimin e pare "Aleati i Vitit" dhe "Aleatja e Vitit".

Votimi mund te behet online ne faqen gay.al ne kete link:
http://gay.al/index.php?option=com_content&view=article&id=1525&Itemid=486&lang=sq

Votimet qe do te behen permes emailit ne adresat prolgbtalbania@gmail.com apo aleanca.al@gmail.com si edhe /apo ne grupet tona ne Facebook, do te shtohen te sondazhi ne Gay.al, qe do te konsiderohet mediumi zyrtar i ketij sondazhi”, thuhet në njoftimin e kreut të Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT, Kristi Pinderi.

* Në foto Kristi Pinderi, kreu i Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›