Aleksandër Peci: Nuk mbaj mend se si ndodhi sulmi në Afganistan
Komando shqiptar Aleksandër Peci, i plagosur pas një sulmi në Afganistan, ka folur për Gazetën Shqiptare. Gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm tani, por ai thotë se ende nuk e di kur do mundet të vijë në Shqipëri. Duke folur për GSH, ai ka thënë se nuk e mban mend se si ndodhi sulmi. Nuk e di se si ka ndodhur sulmi, nuk mbaj mend asgjë, thotë ai.
Personi i akuzuar për vrasjen e Feti Voglit dhe plagosjen e Aleksandër Pecit është në qeli në Afganistan, por arsyet e sulmit të tij duket se do mbeten mister, së paku për disa kohë.
Peci thotë se në spital shumë shqiptarë, të njohur e të panjohur. Para pak ditësh ne kishim dëshminë e një shqiptari në Gjermani, që thoshte se e kishte vizituar Pecin në pavijon. Peci thotë se falënderon Zotin që ka shpëtuar pas sulmit dhe shton se është krenar që është shqiptar.