E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleksi: Në modelin e LSI nuk ekziston anti-reklama

Drejtori i informacionit në LSI: Me Planin tonë të Punësimit duam të vëmë Shqipërinë në punë

IMG_6698Drejtori i Informacionit në LSI, Emiljano Aleksi, në një intervistë për gazetën Tirana Observer flet për zgjedhjet, modelin e LSI-së të punësimit, por edhe për liderin e LSI-së, Ilir Meta. Lidhur me modelin e LSI ai thekson se nuk ekziston anti-reklama por me Planin tonë të Punësimit duam të vëmë Shqipërinë në punë.

Zoti Aleksi jemi vetëm një ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, si duket situata në kampin e LSI dhe sa komode ishte LSI-ja në këtë fushatë duke pasur parasysh që ju keni qenë 4 vjet qeverisje me z. Berisha?
Çdo ditë që vjen për LSI bëhet edhe më aktive dhe njëkohësisht e ngarkon atë me përgjegjësi akoma dhe më të mëdha përpara gjithë shqiptarëve për të garantuar rrotacionin e nevojshëm për çuarjen më tej të reformave të nisura. Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë në qeveri në interes të stabilitetit të vendit dhe të integrimit evropian të tij. Sot është në opozitë përsëri në interes të forcimit të këtij stabilitetit dhe të zhbllokimit të procesit të integrimit evropian. Sot LSI-ja ndihet krenare sepse ne vijmë në këtë fushatë me një bilanc tepër pozitive. LSI ka bërë gjithçka që nga krijimi i saj e deri më sot për të nxitur projektin e integrimit evropian të Shqipërisë. Ne dhamë një kontribut të jashtëzakonshëm për liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ashtu sikurse edhe tre javë më parë, arritëm që të ndihmonin që Parlamenti shqiptar atëherë kur askush nuk e mendonte të votonte tre ligjet që në dhjetor do ti japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Ne ndihemi sot të sigurt për fitoren që na pret sepse ne kemi një projekt konkret për gjithë shqiptarët. Ne do të fitojmë sepse programi i LSI-së është më i qartë dhe më i thjeshtë, më i kuptueshëm dhe më i realizueshëm sepse të gjithë politikat programore, synojnë në realizimin e një prioriteti madhor për Shqipërinë dhe për shqiptarët, synojnë punësimin për të vënë Shqipërinë në punë .

Prej disa vitesh ju jeni pjesë e stafit të Ilir Metës për shkak edhe të detyrës që mbani në LSI, si po duket kreu i LSI-së në këtë fushatë në krahasim me zgjedhjet e tjera?
Lideri i LSI-së, z. Meta është tepër energjik, është më i qetë dhe i sigurt në politikëbërjen e tij. LSI ka qenë sfida më e jashtëzakonshme e politikës shqiptare në pluralizëm, nuk mund të ishte e tillë pa një politikan model. Sepse LSI që kur u formësua si forcë politike ka qenë dhe vazhdon të mbetet një forcë që lufton fort për identitetin e saj dhe lufton për ato që quhen kauza të mëdha. Të tëra vendimet e saj kanë qenë koherente. Mënyra si LSI vepron, kanë qenë kauzat e mëdha me të cilat ka njehsuar vetën. Edhe historia e LSI është krejtësisht e ndryshme nga forcat e tjera. Sot LSI është më e pjekur, më me shumë eksperiencë dhe me një CV më të pasur elektorale dhe qeverisje si përsa i përket pushtetit vendor dhe atij qendror. Unë do të doja të theksoja si tepër të rëndësishme kontributin që LSI-ja dha në qeverisjen e vendit, në mënyrën tepër aktive dhe konstruktive, duke i kërkuar gjithë përfaqësuesve të demonstrojnë, jo vetëm profesionalizëm dhe aftësi, por edhe integritet dhe njëkohësisht përkushtim në zbatimin e ligjit. Z. Meta është sjellë gjithmonë në politikë si njeri i fortë i parimeve të forta. Që në fillimet e promovimit të modelit të LSI krahas me projektin e tij të madh që rezultoi një projekt shume i suksesshëm dhe vizionar Meta nuk u druajt që të fliste publikisht për ato qe nuk kishin shkuar mirë dhe ku për të cilat ai ndihej përgjegjës,pra ai u mësoi shqiptarëve se si mund të bëhet politikë me kurajo dhe me ide pa komplekse dhe pa ju fshehur opinionit publik.

Kjo fushatë duket se i ka dhënë një përparësi të madhe edhe komunikimit virtual, LSI e ka përqafuar fortë këtë risi, mendoni se ishte rezultative si novacion?
Rrjetet sociale dhe teknologjia dixhitale është tregues përparimi, një kërkesë e kohës dhe një standard, të cilin vendet e tjera europiane e kanë përqafuar prej kohësh. Kështu dhe LSI, që në fillim e ka jetësuar këtë mënyrë komunikimi për vet faktin që anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në pjesën më dërrmuese janë të rinj. Produkti mediatik që shpërndajmë (sidomos tashmë që jemi në fushatë) ka efekt pozitiv nga pikëpamja e komunikimit politik. Sepse na krijon mundësi që ta fokusojmë më shumë publikun tek mesazhet dhe idetë që duam të shpërndajmë. Komunikimi virtual është modern, është në mode, ka kosto të ulët, nuk ndikohet nga distanca apo gjendja emocionale e votuesit, krijon sistem besueshmërie dhe partneriteti, krijon hapësirë për debate publike dhe përmirësime të marketingut elektoral dhe kështu, e sjell fushatën, ofertën dhe votën elektorale tek çdo individ, kudo ku ai ndodhet. Personalisht do ta quaja të suksesshme përdorimin e teknologjisë, pasi na ka dhënë mundësi që të komunikojmë dhe të prezantojmë ofertën e LSI me grupe shoqërore që nuk kanë qasje politike dhe aktivitet në strukturat partiake të gjithë partive në vend. Këtu kam parasysh të rinjtë e paangazhuar, qytetarët neutralë në emocionet politike, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në politikë rrjetet sociale janë efikase sepse, nëse përdoren në mënyrën e duhur, të japin në kohë rekord Feedback-un dhe të bëjnë të jesh me real dhe konkret në problematikën dhe shqetësimet. Por, teksa flasim për teknologjinë, duhet të jemi real dhe të kuptojmë se Shqipëria nuk është një hapësirë vituale. Shqipëria nuk është vetëm ajo ku arrijnë valët e internetit, por edhe Shqipëria ku nuk ka ende ujë dhe drita dhe ku prindërit nuk blejnë dot libra për fëmijët dhe jo më aksesorë teknologjikë. LSI është një forcë politike që nuk ka ofertë politike për një grup, por për gjithë qytetarët. Ne hapsirën mediatike apo virtuale e kemi në funksion të qytetarëve dhe dhënies së ofertës politike më të mirë për ta. Në këtë funksion, LSI ka bërë një fushatë mjaft konstruktive dhe pozitiviste në tërësi dhe aq më tepër në raport edhe me partitë që janë në koalicionin Aleanca për Shqipërinë Evropiane. Kandidatët tanë janë në përgjithësi një shembull i një fushate tepër pozitive, larg ngacmimeve të panevojshme. Mesazhet e LSI-së janë pozitive, asnjëherë ne nuk kemi bërë reklamë negative kundrejt kandidateve apo partive të tjera. Në modelin tonë nuk ekziston anti-reklama por ne me Planin tonë të Punësimit kemi planin më të qartë që sjell shëndoshjen e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Ne nuk jemi parti-interneti që të besojmë se gara në internet përkthehet në garë reale në vota por ne nëpërmjet interneti bëjmë të mundur që shqiptarët pavarësisht për kë votojnë të njihen me alternativën dhe ofertën tonë për këto zgjedhje.

Një pyetje që në fakt mund tua kenë bërë dhe më parë, në rolin e shefit të komunikimit, me cilin bashkëpunoni më mirë, me Erla Mëhillin e Sali Berishës apo me Endri Fugën e Edi Ramës?
Me znj. Erla Mehilli kemi pasur një raport shumë pozitiv dhe bashkëpunues sidomos kur z. Meta ishte Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Kemi koordinuar punët mes institucioneve, për funksionet zyrtare që mbanim, gjatë procesit të plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave. Ka qenë një bashkëpunim institucional mjaft pozitiv, për një proces ku natyrshëm nuk mungonin problemet, por edhe emocionet pasi lidhej realizohej ëndrra e qytetarëve për lëvizjen e lirë. Ishte emocionues për faktin se ishim jo vetëm zyrtarë, por edhe përfaqësues të një brezi të rinjsh që po e vuante më shumë izolimin e Shqipërisë për shkak të vizave. Mendoj se raportet shoqërore, njerëzore, etika, respekti duhet të mbeten të pacenuara nga politika. Ndërsa me Endri Fugën, e kemi filluar mbarë në këtë fushatë elektorale… Të dy

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›