Alergjitë, rriten çdo vit pacientët e rinj! Ndryshimet klimatike shtojnë ekspozimin dhe vuajtjet

Ardhja e sezonit të pranverës ka shtuar shqetësimet të pacientët kronike alergjikë të cilët pashmangshmërisht ndikohen nga polenet e bimëve që këto ngarkojnë ajrin. Mjekja alergologe Laerta Pupo thotë se ajo që po konstatohet çdo vit është rritja e numrit të pacientëve të rinj
Alergjia e cila ekzaminohet nga testet identifikojnë praninë e alergjenit, ka një klinikë të shprehur përmes disa simptomave të cilat ndikojnë shumë në cilësinë e jetës
Dr.Pupo tërheq vëmendjen ndaj pacientëve neglizhent ndaj këtyre simptomave. Këta individë rrezikojnë që rinitin alergjik ta avancojnë në azëm bronikale vetëm nga mos trajtimi siç duhet.
Jo vetëm alergjia ndaj poleneve por dhe ndaj alergenëve të tjerë si pluhuri i shtëpisë (akarienet) apo mykrat po rriten në prevalencë dhe në ashpërsi në të gjithë botën. Specialistët thonë se ato vazhdojnë të jenë një shqetësim përderisa temperaturat dhe ekspozimi po rriten.
/rtsh/