E Shtunë, 31 Tetor 2026

Algjeri, manifestime për “ndryshimin e regjimit”

Mijëra persona morën pjesë sot në një manifestim të organizuar nga grupi opozitar Bashkimi për Kulturë dhe Demokraci (RCD), në Bejaia, rajon algjerian në Cabilia.
Lajmin e bëri të ditur Said Saidi, udhëheqës i grupimit, i cili theksoi se manifestuesit kërkuaa një “ndryshim të regjimit” dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, në fuqi që prej vitit 1992.

“Policia ishte e pranishme, por nuk e ka ndaluar dhe as penguar manifestimin, ndryshe nga ajo që ndodhi në Algjer më 22 janar”, deklaroi Saidi. “Manifestimi i ardhshëm do të jetë më 12 shkurt në Agjer”, theksoi ai.

Së bashku me RCD-në, në manifestimet në kryeqytet do të marrin pjesë edhe kryebashkiakë të pavarur dhe shoqata, ndër të cilat Lega Për të Drejtat e Njeriut (LADDH).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›