Egjipt, ushtria hyn në Sharm el Sheik

Me autorizimin e marrë dy ditë më parë nga Izraeli, ushtria egjiptiane hyri në Sharm el Sheik në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në të gjithë vendin.
Autorizimi kërkohej pasi sipas marrëveshjes së paqes së vitit 1979, mes Izraelit dhe Egjiptit, Gadishulli Sinai shpallej zonë e çmilitarizuar.
Ushtria pritet të marrë situatën në kontroll e të patullojë në rrugët e qytetit të Sinait, ku janë regjistruar edhe protestat më të dhunshme të shoqëruara me dhjetra viktima.