Algjeria kundër pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Algjerisë, Mourad Medelci e ka siguruar kolegun e tij serb, Vuk Jeremiç, se shteti i tij është i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Madje, siç raporton B92, Jeremiç gjatë vizitës në Algjeri, të shtunën, ka thënë se ka marrë garanci se, "Algjeria kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës". Meldeci ndërkaq, në një prononcim për media ka thënë se shteti i tij i jep përkrahje të fortë Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën. I pyetur ndërkaq, nëse Algjeria ndodhet nën presion nga fuqitë e mëdha për ta ndryshuar pozicionin e saj në raport me njohjen e pavarësisë së Kosovës, Medelci ka thënë: "Ne jemi shtet i pavarur dhe vetë marrim vendime. Algjeria është në kontakt me shumë shtete, mirëpo ne marrim vendime në mënyrë të pavarur".