E Martë, 3 Nëntor 2026

Ali Ahmeti i sigurt: Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka paralajmëruar se nga 28 janari i vitit të ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ketë kryeministër shqiptar, duke e zbatuar marrëveshjen e koalicionit të partisë së tij dhe LSDM-së. 

 “Azgan, s’ka besoj. Më 28 janar do të ketë kryeministër shqiptar në Maqedoni”, tha mes të tjerash Ali Ahmeti.

Këto komente Ahmeti i bëri nga ceremonia e dekorimit me titullin Qytetar Nderi i Tropojës.

Manifestimi kryesor u mbajt në qytetin e Bajram Currit, shoqëruar me një program të pasur kulturor dhe artistik.

Ali Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka falënderuar të gjithë ideatorët për akordimin e këtij titull, teksa shton se nuk ka arritje më të madhe se sa realizimi i misionit kombtar që shqiptarët të jetojnë të lirë në trojet e tyre, me gjuhën dhe flamurin e tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›