E Diel, 1 Nëntor 2026

Ali Evsen i bllokohen llogaritebankare dhe 4 avione

Te tjera rreth shkrimit Berisha ne Azerbajxhan kudo me Ali Evsen Video TIRANE- Gjykata e Tiranes ka urdheruar bllokimin e llogarive bankare te kompanise ajrore Albania Airlines si dhe sekuestrimin e 4 avioneve te kesaj kompanie prona te biznesmenit Ali Evsen. Shtetasi turk me pasaporte shqiptare u arrestua pak kohe me pare ne Spanje per pastrim parash.

Biznesmeni i cili gjate gjithe vizites qe kryeministri Berisha zhvilloi ne Azerbajxhan javen e kaluar u shfaq gjithnje ne krah te tij rezulon se ka rreth 1.6 milion euro borxh 2 kompanive holandeze Global Collection Service B.P GCS dhe Global Collect B.P dhe shoqerise Tirana International Airport shpk.

Dy kompanite holandeze dhe shoqeria Tirana International Airport shpk depozituan ne gjykaten e Tiranes kerkese padi per marrjen e masave per sigurimin e padise me qellim garantimin e pagimit.

Tirana International Airport shpk i kerkoi gjykates marrjen e masave per sigurimin e padise me qellim garantimin e pagimit te shumes 1.064 253 euro duke sekuestruar llogarite bankare ne emer te kompanise se fluturimeve Albanian Airlines.

Ceshtja eshte gjykuar nga gjyqtarja Elona Stavri e cila me vendim te dates 14 shkurt 2012 vendos pranimin e kerkeses dhe sekuestrimin e sendeve te luajtshme te regjistruara ne emer te shoqerise Albanian Airlines prane Autoritetit Civil.

Ndersa pak muaj me pare gjyqtarja Blerina Muca gjykoi kerkesen per sigurimin e padise nga 2 kompanite holandeze Global Collection Service B.P GCS dhe Global Collect B.P. Me vendimin e dates 19 dhjetor 2012 gjyqtarja vendos bllokimin e llogarive bankare si dhe sekuestrimin e 4 avioneve deri ne masen e 646.907. 72 euro debiti qe Albanian Airlines i kishte ketyre kompanive.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›