E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat e Yasin Kadi Gjykatapushon dosjen e Abu Rayan

TIRANE- Gjykata e Larte pushon dosjen penale ndaj admnistratorit te pronave te arabit Yasin Kadi te pandehurit Hamza Abu Rayan dhe shpall kete te fundit te pafajshem. Vendimi eshte mare nga kolegji penal i Gjykates se Larte i cili gjate gjykimit te ceshtjes ka konstatuar se ne dosjen penale te prokurorise nuk ekziston fakti dhe per pasoje ceshtja penale e ngritur mbi akuzen e fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit duhet te pushohet. Per rrjedhoje ky vendim sjell automatikisht dhe renien e denimit me 4 vjet burg dhe 6 milion leke gjobe te vendosur ndaj Hamza Abu Rayan nga dy gjykatat e shkalleve te meposhtme. Momentalisht kolegji penal i Gjykates se Larte ende nuk e ka zbardhur vendimin e argumentuar por ne vendimin e shkurtuar Dispozitivin peseshja e gjyqtareve shprehet se i pandehuri Hamza Abu Rayan nuk eshte autor i asnje vepre penale pasi ne kete rast nuk ekziston fakti. Kaq ka mjaftuar qe jordanezi Hamza Abu Rayan qe njihet si administrator i pronave te Yasin Kadise te mare fryme lirisht duke u cliruar nga mankthi i perndjkjes se tij prej 8 vitesh.
AVOKATI VISHA
Avokati Sajmir Visha ne nje prononcim per gazeten Shqiptarja.com u shpreh se Gjykata e Larte i ka dhene fund kalvarit te tete viteve periudhe kjo qe ka renuar nga ana ekonomike klientin e tij Hamza Abu Rayan. Avokati Visha shtoi se vec pushimit te akuzave tashme shteti shqiptar duhet ti rriktheje Hamza Abu Rayan dhe 18 pasurite e tij te cilat jane sekuestruar dhe momentalisht po admninistrohen nga shteti. I pyetur nese ai si perfaqesues ligjor i Hamza Abu Rayan do ndermare nje nisme ligjore per te paditur ne gjykate shtetit shqiptar per konfiskimin ne menyre te padrjte te pasurive Visha tha se nje gje e tille mund te behet ne vashdim por sipas tij ajo qe tashme duhet te beje shteti eshte te liroje dhe ktheje tek pronari i ligjshem i ligjshem i 18 pasurive.
Dosja ne dy gjykata
Apeli i Krimeve te Renda ndryshoi vendimin e 22 dhjetorit 2009 te Shkalles se Pare ndaj jordanezit Hamze Abu Rajan Hamzeh Abu Rayan administrator i pronave te Jasin Al-Kadi ne Shqiperi. Pas dhenies se vendimit Gjykata urdheroi prokurorine te arrestonte menjehere jordanezin Rayan per te vuajtur 4 vitet e denimit te dhene per vepren penale te fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit. Vec mases se denimit prej 4 vitesh burg kjo gjykate vendosi qe i pandehuri te denohet edhe me gjobe prej 600 mije lekesh te reja. Me pare Gjykata e Shkalles se Pare te Krimeve te Renda e kishte denuar me tri vite burg jordanezin por me kusht qe te mos kryente krim tjeter. Sipas vendimit nuk qendronin pretendimet trupit gjykues Shkalles se Pare per pezullimin e mases se denimit ndaj jordanezit Rajan pasi ai pretendon per pafajesi dhe rrezikon largimin nga vendi. Ne kete menyre u urdherua prokuroria te arrestonte administratorin e pasurive te Jasin Al-Kadi ne Shqiperi cili nga OKB listohet si person qe financon terrorizmin. Ne fund te vitit 2009 Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet e kryesuar nga gjyqtari Sander Simoni pas 62 seancave gjyqesore vendosi deklarimin fajtor te jordanezit Rajan per akuzen e fshehjes se fondeve dhe pasurive te tjera ndaj te cileve zbatohen masat kunder financimit te terrorizmit. Sipas vendimit te dhjetorit 2009 gjykata kishte vleresuar mungesen e rrezikshmerise se te pandehurit dhe rrethanave te tjera lehtesuese per te vendosur pezullimin e mases se denimit duke e denuar per tre vite me kusht qe mos te kryeje asnje veper tjeter penale. I pandehuri i pranishem ne seancen e 22 dhjetorit 2009 kerkoi pafajesi duke pretenduar se nuk ka konsumuar asnje veper penale me veprimet e tij. Prokurori i ceshtjes Edvin Kondili gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare para trupit gjykues u pati kerkuar denimin e te pandehurit Abu Rajan me 6 vite burg dhe 5 milione leke te reja gjobe.
Ne foto Yasin Kadi i dyshuari nga OKB per financim te terrorizmit
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›