E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ali Sisoko: Ronaldo është si gjithë të tjerët

Oporto - Mbrojtësi i Portos, Ali Sisoko, është i qetë përpara super sfidës së kësaj mbrëmjeje me Mançester Junaited, megjithëse përballë do të ketë futbollistin më të mirë të botës, Kristiano Ronaldon. Sisoko e konsideron futbollistin portugez si të zakonshëm.

“Për mua, Kristiano Ronaldo është si të gjithë lojtarët e tjerë. Do të jem i kujdesshëm dhe i përqendruar. Unë kam besim në aftësitë e mia dhe nuk do ta ndërroj mënyrën e lojës. Do të jem i fokusuar si në çdo lojë tjetër”, deklaron për “The Sun” futbollisti Ali Sisoko.

Porto do të presë sonte Mançester Junaited në ndeshjen e kthimit për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Në ndeshjen e parë në “Old Trafford” ekipi i Portos mori një barazim shpresëdhënës 2-2, duke lënë të hapur kualifikimin për sfidën e kësaj mbrëmjeje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›