Hidink: Me Barcelonën duhet të ndryshojmë lojën
Londër - Trajneri i Çelsit, Gus Hidink, përjetoi mbrëmë kundër Liverpulit sfidën më të tensionuar të karrierës së tij. Rrahjet e zemrës së tij shkonin nga 160 deri në 180 herë në minutë.
“Gjatë kohës së ndeshjes zemra më ka rrahur nga 160 deri 180 herë në minutë, -deklaron Hidink. -Unë kam përcjellë disa ndeshje dramatike, mirëpo kjo ishte një lloj ndeshjeje ku të gjithë bënin gabime. Njëherë mendon se je jashtë, pastaj reagon”.
Çelsi i tij u gjend në fillim në disavantazh të dy golave, më pas ktheu gjithçka duke e çuar rezultatin 3-2 në favorin e vet. Kur dukej se gjithçka u mbyll, Liverpuli barazon dhe gjen sërish avantazhin duke e çuar rezultatin 4-3. Në fund kapiteni Lampard vulos gjithçka me golin e barazimit, duke qetësuar njëkohësisht edhe trajnerin Hidink.
Në gjysmëfinale Çelsi do të ketë përballë skuadrën “jashtëtokësore” të Barcelonës, me të cilën duhet të bëjë llogari të tjera.
“Do të jetë ndryshe kundër Barcelonës. Ata janë një skuadër shumë më e përparuar, kanë mjaft teknikë dhe dinë si t’i shfrytëzojnë hapësirat. Atyre u pëlqen të luajnë lojë sulmuese. Mendoj se ata janë më të mirët, prandaj do ta kemi të vështirë të luajmë kundër tyre. Nëse luajmë si në ndeshjen kundër Liverpulit, atëherë do të kemi një ndeshje të vështirë”, deklaroi Gus Hidink për “The Sun”.