E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alibali: “Çështja Beleri”, më e vogël se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

 “Çështja Beleri” për analistin Neritan Alibali është çështje e drejtësisë dhe nuk ka pse të jetë një çështje e politikës. Në emisionin ”3D” Alibali tha se “çështja Beleri”, sipas tij ka marrë shumë vëmendje ndërsa thekson se duhet pranuar që është më e vogël se marrëdhëniet që Shqipëria dhe Greqia duhet të kenë.

“Çështja Beleri, do të vazhdojë të flitet nëpër kafet e Tiranës. Nuk kam pse ta besojë deklaratën e Kuvendit, nuk kam pse të më pëlqejë qëndrimi i Ramës pse nuk e ka pritur. Ne kemi një kod që zakonor që edhe hasmi kur na vjen në shtëpi  e mirëpresim, jo më Fredi Beleri i cili është shtetas grek, por edhe shqiptar pasi ka lindur në Shqipëri dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar këtu. Mendoj që çështja Beleri po shkon drejt Strasburgut, pra është çështje e drejtësisë dhe nuk ka pse të jetë një çështje e politikës. Politikanët tanë nuk kanë asnjë të drejtë të ngarkohen politikisht ndaj kësaj çështje. Duhet të pranojmë që çështja Beleri është më e vogël se marrëdhëniet”, tha Alibali. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›