E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komisioni i Integrimit me qëndrime të ndara, opozita akuzon për politizim të drejtësisë

Në Tiranë u mbajt takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Marco Tarquinio TARKUINIO e cilësoi takimin historik .

“Shumë gjëra kanë ndryshuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe ne duam të jemi në anën tuaj. Reformat në parlamentin shqiptar kanë filluar tashmë të mishërojnë shpresat e ndryshme që ka Parlamenti Evropian dhe sigurisht edhe shpresën për t’u bërë vend anëtar i BE”

Për ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato, anëtarësimi nuk është një objektiv që i përket një partie politike.

“Anëtarësimi në BE është një objektiv që nuk i përket një partie apo një tjetre, por është ambicia e të gjithë popullit shqiptar. Kështu që tashmë nuk ka vend për të hezituar apo për t’u tej zgjatur”, tha Gonzato.

Për përfaqësuesit e PS-së, Shqipëria i ka përfunduar tashmë detyrat e saj .

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës pohuan se politika është bërë shpesh herë pengesë.

10 deputetë të Parlamentit Evropian, mes tyre dhe Fredi Beleri mbërritën këtë të martë (29 tetot) në Tiranë. Beleri u prit me protestë e teksa po dilte nga ambientet e kryesisë se Kuvendit u godit me vezë.

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›