E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibali: Partitë e reja opozitare do të sfumohen dalëngadalë

Juristi Neritan Alibali, teksa ka komentuar protestën e opozitës të mbajtur këtë të hënë, vuri theksin te mungesa e partive të reja. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, e cila më herët ishte vendosur pranë Kryeministrisë, u spostua përkohësisht gjatë kohës së protestës dhe nuk iu bashkua PD-së.

Në emisionin “3D” në RTSH, ai tha se partitë e reja opozitare bashkohen me Partinë Demokratike në qëndrimin kundër kryeministrit Edi Rama, por nuk pranojnë të bashkohen me kryedemokratin Sali Berisha.

Alibali shtoi se gjasat janë që këto forca politike të humbasin ndikimin me kalimin e kohës.

“Të gjitha alternativat e reja që kanë dalë, edhe ato më të voglat, pasi treguan veten edhe në zgjedhje, kanë fokusin e tyre kundër Ramës dhe kundër Berishës. Ata bashkohen me PD-në kundër Ramës, por nuk bëjnë asnjë përpjekje për të pranuar ndonjë ftesë për t’u bashkuar me Berishën. Nuk besoj se këto parti politike, nëse nuk lidhen me interesin që PD t’u ofrojë mundësinë për të marrë mandate, do të bëjnë ndonjë bashkim me PD-në për të krijuar një front opozitar kundër Ramës. Mendoj që këto parti duan të arrijnë, por nuk kanë arritur në nivelin më të lartë elektoral, dhe me kalimin e kohës do të sfumohen si parti politike”, tha Alibali.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›