E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcat e reja politike, Idajet Beqiri: Partia e Lapajt, si flluskë sapuni. Problem fakti që nuk dalin të figura të reja të besueshme

Juristi Idajet Beqiri ka komentuar mbi rolin e forcave të reja politike në skenën shqiptare, duke theksuar se problemi kryesor është mungesa e figurave të besueshme dhe tërheqëse. Për Lëvizjen “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, Beqiri tha se erdhi “si flluskë sapuni”.

“Në forcat e reja, e keqja më e madhe është që nuk dalin ata të rinj që të jenë të besueshëm dhe të tërheqin. Dalin elementë që populli i njeh. Dalin disa që janë figura që goditen. Ka disa figura të reja intelektuale që duhet të dalin dhe nëse e marrin ata situatën në dorë dhe shihet që janë të baraslarguar nga Berisha apo Rama, njerëzit edhe të vijnë nga mbrapa,” u shpreh Beqiri.

Në emisionin “3D”, ai analizoi edhe rezultatin elektoral të këtyre forcave, duke theksuar se nuk kanë arritur të tërheqin votues nga Partia Socialiste:

“Çfarë votash morën këta? Nuk morën vota nga PS, PS mori 100% votat e veta, morën votat nga PD-ja. Forcat e reja nuk duhet të marrin nga PD, por të marrin diçka nga PS dhe të marrin ata që dalin në votim. Këta janë forcat e reja, përndryshe janë më të vjetër se të vjetrit,” tha juristi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›