E Martë, 3 Nëntor 2026

Alibali: Reagimi i Ramës, histerik dhe i panevojshëm

Juristi Neritan Alibali deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH 1 se reagimi i Rames ishte me te vërtet i panevojshëm sepse emisioni i RAI 3 nuk ishte aspak i panjohur.

Alibali u shpreh gjithashtu se Rama nuk pati asnjë reagim për raportin e departamentit të shtetit që përcaktonte korrupsionin i cili gjendet në çdo pore të shtetit.

“Mua nuk më intereson shumë intervista e RAI 3 sesa më intereson reagimi i Ramës ndaj emisionit. Mendimi im personal është që reagimi i Ramës ishte histerik dhe i panevojshëm sepse emisioni i RAI 3 nuk është një rrufe në qiell të pastër. Çdo lloj gazete nëpër Europë ka shkruar për Berishën, për Ramën, për Nanon. Rama nuk reagoi për raportin e departamentit të shtetit që përcaktonte korrupsionin ne Shqipëri si korrupsion endemik, në çdo pore të shtetit ka korrupsion. Vetë atë që Rama ka thënë në rezolutën për antikorrupsionin. Ka thënë  që ka korrupsion të jashtëzakonshëm, ka folur për keq qeverisjen, nivelin e ulët të jetës për të gjitha problemet që dhe vet Rama i di”, tha Alibali.

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›