Alibeaj: Administrimi zgjedhor jo me barazi forcash

“Kur u artikulua Kodi Zgjedhor arritem ne nje zgjidhje qe te kemi numer te barabarte. Administrimi i zgjedhjeve me barazi forcash politike nuk ofron siguri. Duhet te vendosim qe per sistemin e administrimit zgjedhor te shkojme ne boten e qyteteruar. Ne 2008-2009 u ofrua nje zgjidhje. PD ishte e gatshme qe ceshtjen e administrimit zgjedhor ta kalonte si gjithe bota, ku ministria e Brendshme organizon zgjedhjet. Vetem ne kete rast opozita do te ishte e justifikuar t’i vinte gishtin e falsifikimit maxhorances. Grupet e numerimit kane qene ne simetri forcash”, deklaroi Alibeaj.
Me tej ish ministri i Drejtesise tha se detyrim paresor per partine Demokratike ne pushteti ishte transparenca e procesit zgjedhor dhe vleresimi i tij me nota pozitive, qe sipas tij pasqyrohet edhe ne raportin e OSBE/ODHIR-it.
“PD ka patur si detyrim paresor jo rezultatin por qartesine e procesit zgjedhor. Detyrimi ishte vendosur nga ambienti i brendshem dhe ai nderkombetar. Kjo arritje eshte verifikuar edhe ne raportin e OSBE/ODHIR-it”, vijoi me tej Alibeaj.