E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakt ndërmjet Rezartës dhe Mirit

04/03/10 22:50

Rezarta insiston se kjo lojë për të ishte e rëndë. Enxhi ndërhyn dhe tregon se Rezi kishte thënë se ende nuk e dinte nëse ishte lojë apo e vërtetë ndodhia në tualet. Kur Miri i thotë i habitur se ajo nuk paska patur besim tek ai, Rezi shprehet se me dy ditë që kishin lidhur e fakti që nuk rrinin bashkë, e bënte të dyshonte për këtë. Ajo thotë se nuk donte që të përdorej dhe kishte si qëllim që të mësonte të vërtetën. Enxhi e pyet nëse i interson më shumë Miri apo të tjerët sepse duke mos patur besim tek ai, e prek edhe atë. Rezi shprehet se nuk mund ti besojë dhe Enxhi e pyet sërish se përse u lidh me të nëse nuk i beson. Nuk dua të të jap spjegime ty, kam arsyet e mia se përse u lidha- shprehet Rezi. Miri i thotë se sic u dha spjegime atyre, ashtu duhet ti japë dhe Enxhit, ndërsa Enxhi mendon se Rezit i leverdis që ta ketë mirë me banorët e tjerë më shumë se sa me të. Enxhi largohet. Rezi vazhdon të diskutojë me Mirin. Ajo është e mërzitur sepse sipas saj, Miri e ka gënjyer. Ajo tregon se Enxhi i tha se shkuan në tualet për të biseduar, ndërsa Miri i kishte thënë se shkuan që të bënin këtë lojën. Për Mirin kjo është e njëjta gjë sepse përmbajtja e veprimeve apo fjalëve është e njëjta. Rezi e mendon ndryshe. Ajo shprehet se këto janë dy gjëra të ndryshme dhe tregojnë që ai e ka gënjyer e nuk i ka treguar të vërtetën mbi fillimin e lojës. Enxhi afrohet sërish pranë tyre dhe Miri e pyet se si është e vërteta. Enxhi ia kthen se ishte gjithca nën kontekstin e lojës dhe se ishte një formë provokative për të tjerët. Enxhi shton se edhe fjalët që thonë dy persona nuk mund të përdoren njësoj dhe nga kjo vijnë keqkuptimet tek Rezarta, pasi përmbajtja është e njëjtë. Miri përfundon bisedën dhe thotë se nëse del se ai ka të drejtë, ata të dy nuk janë më bashkë. Rezarta bie dakrod dhe thotë se edhe nëse del që ajo ka të drejtë sdo jenë më bashkë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›