Alibeaj Spahiu eshte ne kufijte e vepres penale
Fejzi Braushi
Plot 39 here ka dale jashte shtetit ne 3 vitet e fundit nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu ku pjesen derrmuese te ketyre udhetimeve e ka bere ne vitin 2011. Nje fakt te tille e ka bere te ditur dje kreu i komisionit te posacem parlamentar qe po heton mbi veprimtarine e kryer nga nenkryetari i KLD-se duke iu referuar pikerisht nje informacioni te dhene nga Policia e Shtetit per hyrje-daljet e regjistruara nga sistemi TIMS. Ne lidhje me hyrje-daljet rezulton se zoti Spahiu ka 39 hyrje-dalje jashte territorit te Republikes se Shqiperise per periudhen qe ne kemi kerkuar te dime 8211 ka deklaruar dje Alibeaj gjate mbledhjes se trete te komisionit hetimor. Megjithese ai nuk ka dhene me shume detaje mbi kete fakt burime prane komisionit kane bere te ditur se numrin me te madh te vizitave jashte vendit e ze viti 2011 ne te cilin ai gjithashtu ka qendruar me shume kohe jashte shtetit. Por pavaresisht ketij informacioni komisioni nuk ka mundur dot te kete dje ne dispozicion te gjitha te dhenat e kerkuara qe nje jave me pare nga te gjitha institucionet qe mund te kene informacion lidhur me veprimtarine e publike te Kreshnik Spahiut pasi vet KLD nuk ka pranuar qe ti pergjigjet kerkeses per te vene ne dispozicion informacionet qe kane te bejne me situaten financiare dhe shpenzimet e kryera nga ky institucion dhe vete nenkryetari perdorimi i administrates emerimet e gjyqtareve etj. Pavaresisht se nuk kane dashur te paragjykojne shkaqet qe lidhen me kete mospergjigje kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj ka bere te ditur se ne rast se kjo do te ishte e qellimshme atehere nenkryetari i KLD-se eshte ne kufijte e vepres penale pasi po pengon hetimin parlamentar. shte nje detyrim i drejtperdrejte i zotit Spahiu. Nuk di ta interpretoj ne keto momente nese kjo eshte nje neglizhence apo karshillek qe i behet veprimtarise se Kuvendit. Qofte neglizhenca qofte dhe qellimi per tu bere pengese per ushtrimin e veprimtarise hetimore te ketij komisioni duke mos kthyer pergjigje ndaj Kuvendit te Republikes une besoj se jemi ne limitet e konsumit te vepres penale nga zoti Spahiu- tha kryetari i ketij komisioni Enkeled Alibeaj. I menjehershem ka qene reagimi i nenkryetarit te KLD-se lidhur me kete konstatim te bere nga komisioni hetimor i cili nepermjet nje deklarate per mediat ka shpjeguar se dokumentacioni i kerkuar i eshte vene ne dispozicion KLSH-se e cila po kryen kontroll qe prej 1 shkurtit.
Ne reference te Kushtetutes eshte KLSH i cili informon dhe raporton ne Kuvendin e Shqiperise per kontrollet financiare per hir te transparences dhe publikut te informoje dhe publikoje hyrje daljet e cdo ministri dhe zyrtari te larte te shtetit shqiptar- tha Kreshnik Spahiu. Nderkohe komisioni hetimor i ka derguar dje dhe nje shkrese tjeter KLD-se per te vene ne dispozicion materialin e kerkuar ndersa ka ftuar dhe nje here publikisht vete Spahiun qe te paraqitet neser per te dhene mendimet e tij lidhur me hetimin qe po kryhet para komisionit.