Rama Shqiperise i duhet nje politike e re
TIRAN Kryetari i opozites Edi Rama ka deklaruar dje se PS-ja i ka dyert e hapura per te gjithe ata te rinj qe kerkojne te angazhohen politikisht me kete parti. Gjate aktivitetit te sesionit te dyte te Akademise Politike te PS-se Rama ka ftuar te rinjte qe te behen pjese e rrugetimit te kesaj force politike. Ne jemi ketu edhe per ata nder ju qe sdo te hyjne dot ne Akademine Politike po tanime kane trokitur ne deren e shtepise sone te madhe te socialisteve e progresisteve te angazhuar shqiptare. Dera jone tanime eshte e hapur edhe per ju. Shkolla e politikes eshte ne fund te fundit vete jeta politike. Une ju ftoj te beheni pjese e saj dhe ate qe nuk do ta merrni dot ne Akademine tone kete vit ta merrni ne nje rrugetim qe ju ftoj ta beni bashke me ne. Per ta njohur politiken nga afer ne frontin e vet me te veshtire qe eshte fronti i angazhimit ne vijen e pare krah per krah me te tjere brenda nje bashkimi vullnetar qe quhet parti politike. Partia Socialiste ka nje vend per secilin prej jush. Pa konkurs. Rama informoi se Akademia Politike eshte ne vitin e saj te dyte dhe se kesaj here do te kete nje program me te gjere duke perfshire edhe mesimdhenien nga lektore te huaj. Viti i pare ishte nje sprove e vertete. Paraardhesit tuaj mesuan dicka prej nesh. Po edhe ne mesuam jo pak prej tyre. Me shume se te dyja palet mesuan besoj organizatoret e Akademise te cilet per kete vit kane bere nje organizim me te mire. Fale ketij organizimi kam besim se ata qe do te perzgjidhen do te perfitojne me shume. Por une dua te them edhe disa fjale te posacme per ata qe natyrshem nuk do te perzgjidhen. Sepse 583 aplikante jane nje numer fantastik te cilin askush se priste por jane edhe nje barre e madhe per komisionin perzgjedhes i cili duhet te kualifikoje thuajse me pak se nje ne njezet aplikante. Deshiroj tu them te gjithe atyre qe sdo te jete mundesia tu jepet e drejta per te hyre ne kete akademi se nuk duhet te trishtohen. Politika eshte edhe kjo. shte gare. shte konkurrence e forte8230- tha Rama. Ai shtoi se Shqiperise i duhet sot me shume se kurre nje politike e re. Nje politike e gjalle njerezore jashte ekraneve te televizioneve per te nxjerre ne drite Shqiperine per te nxjerre ne drite talentet dhe vlerat e njerezve te saj kudo qe ndodhen pa dallim. Si qytetare te barabarte te nje vendi qe sot eshte i pabarabarte. Gjenerates suaj i duhet sot me shume se kurre nje politike e re per te bere te mundura gjera qe perndryshe do te mbeten te pamundura ne rrugen e tuaj8230 8211 tha ai