E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj per ABC News Rama ta kuptoje se kur flet gjykata te tjeret heshtin

“Edi Rama duhet të kuptojë se kur flet gjykata, të tjerët heshtin”.

Kështu u shpreh në studion e “ABC News”, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, në lidhje me situatën pas marrjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor për Bashkinë e Tiranës, duke shpallur kandidatin Lulzim Basha si fitues të garës së 8 Majit.

Sipas tij, rezultati në fakt nuk vendoset nga gjykatat, por nga vetë qytetarët, të cilët e thanë fjalën e tyre për kandidatin që dëshirojnë të kenë në krye të Tiranës për 4 vitet e ardhshme me votën që hodhën në 8 Maj.

“Ajo çfarë do t’i thosha Edi Ramës pas deklaratës e tij është fakti se nuk e përcakton rezultatin e zgjedhjeve të Tiranës, as KQZ dhe as Kolegji Zgjedhor, por qytetarët e kryeqytetit.

Rama duhet të kuptojë se kur flet gjykata, të tjerët heshtin”, tha Alibeaj.

Duke shtuar se Edi Rama vazhdon të kacavirret mbi disa artikulime të ligjit, por tashmë nuk bëhet më fjalë për qasjen “Kam fituar apo jo”

“Duhet të induktojmë kulturën e respektimit të vendimit të gjykatave.

Pas Kolegjit Zgjedhor nuk ka më.

Ndërkaq, kushdo që mund të ketë paqartësi në mënyrën e zbatimit të standardit, ka të drejtën t’u drejtohet instancave ndërkombëtare.

E unë mendoj se instanca e duhur është raporti i OSBE-ODIHR-it dhe Rama, le të rrijë derisa të shprehet ky institucion për mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet.

Gjithsesi, këtë nuk ka përse të na e thotë dikush nga jashtë kur ne vetë ishim aktorë dhe faktorë të këtij procesi.

Natyrisht që një proces zgjedhor, ka të mirat e të këqijat e tij.

Por ne të gjithë e pamë që në Shqipëri pati një pjesëmarrje të rregullt në zgjedhje, gjë që tregon se qytetari beson te instancat zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor”, përfundoi argumentimin e tij ish-ministri Alibeaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›