Alibeaj poston monitorimin e kohës televizive: Berishës ia ka dhuruar Rama minutat për të mbytur zërin e opozitës së vërtetë
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, vijon me akuzat kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama.
Ditën e sotme ai ka postuar monitorimin e kohës televizve nga partitë politike gjatë kësaj fushate për zgjedhjet e 14 Majit.
Në shumicën e televizioneve shqiptare PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” janë “kokë më kokë”, ndërsa PD e Alibeajt rënditet në vend të tretë. Alibeaj shkruan se është Rama ai i cili i ka dhuruar kohë televizive partnerëve politike dhe sot Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë zë më shumë se çdo alternativë tjetër.
Sipas kreut të PD më të interesuarit për të mbytur zërin e opozitës janë Rama, Berisha dhe Beta, me qëllimin e përbashkët për të mbajtur fort njëri-tjetrin në politikë.
“Sali Berisha nuk le ditë pa shpifur kundër PD dhe për këtë në dispozicion të tij janë shumica e TV private, me në krye TV publik shqiptar. Mjafton të shqyrtohen me pak vëmendje pasqyrat e monitorimit të televizioneve gjatë fushatës dhe duket qartazi që zotëruesi i vërtetë i shumicës së medias, Edi Rama, i ka dhuruar kohë televizive partnerëve të tij të politikës së vjetëruar të non gratave. Ndaj çjerrjet e dëshpëruara të Sali Berishës dhe Ilir Metës, kanë sot zë më shumë se çdo alternativë tjetër. Sepse më të interesuarit për të mbytur zërin e opozitës dhe alternativën e saj, janë treshja, me qëllimin e përbashkët të mbajtjes fort të njëri-tjetrit në skenën e vjetëruar të politikës shqiptare”, shkruan Alibeaj.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
