Zelensky zotohet: Rusia do të mposhtet si nazizmi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sot më 8 maj, ditën që feston fitoren e aleatëve mbi Gjermaninë naziste dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, ka bërë një deklaratë.
Ai është shprehur se Rusia do të mposhtet "në të njëjtën mënyrë" siç u mund nazizmi në 1945.
“E gjithë e keqja e vjetër që ka rikthyer Rusia moderne do të mposhtet në të njëjtën mënyrë siç u mund nazizmi ”, theksoi Zelensky . Në fjalimin e tij, ai u zotua të "çlirojë" zonat e Ukrainës të pushtuara nga ushtria ruse.
"Siç e shkatërruam të keqen së bashku atëherë, ne shkatërrojmë një të keqe përkatëse së bashku tani. Edhe tani luftojmë kundër së keqes bashkë me botën e lirë, bashkë me Evropën e lirë. Dhe ne do të fitojmë! Do të jetë dita e fitores sonë. Dita e Fitores së Ukrainës” tha ai.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
