Alicia Keys në gjyq për kopjim në kënge

Alicia Keys do të dalë në gjyq për këngën e saj 'Girl On Fire' me kompozitorin Earl Shuman pasi që ky i fundit e ka akuzuar Alician se ka përdorë elemente nga kënga e tij 'Hey There Lonely Girl' pa leje.
Ngritja e kësaj akuze është bërë në nëtor dhe gjithçka nisi kur një gazetarë shkroi për ngjajshmëritë e këngës së re të Keys me atë të vitit 1970 të kënduar nga Eddie Holman.
“Në mes të këngës., Alicia këndon një pjesë nga kënga klasike e vitit 1970. Keys ka vetëm dy sekonda origjinale në këngë”, tha Earl.
'Girl On Fire' bën pjesë në albumin e fundit të Alicia Keys që mbanë po të njejtin emër.
Verdikti final i kësaj çështje ende nuk është bërë i ditur. /Indeksonline/