E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora Istrefi mohon të vërtetën

Lajmi i botuar dje në indeksonline përmes së cilit u njoftua se Nora Istrefi përmes një komenti në rrjetin, "Instagram" shkroi për Rita Orën se është qesharake, u mohua menjëherë nga këngëtarja Istrefi.

Reagimi i Norës nuk mundet të ndryshoj aspak vërtetësinë e këtij lajmi, pasi që, Indeksonline qysh nfa fillimi lajmin e ka botuar me fakte dhe fotografi të cilat e dëshmojnë se Nora vërtetë e ka shkruar komentin. 

Shumë media, gjatë ditës së djeshme dhe sot, e kanë publikuar reagimin e Norës duke përgënjeshtruar lajmin por këtë gjë e kanë bërë pa fakte.

Për tu treguar real me lexuesit e, Indeksonline, ne do të publikojmë edhe njëherë faktet e siguruara për këtë lajm./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›