E Diel, 1 Nëntor 2026

Alimadhi: PD është një parti klienteliste, nuk përfaqëson të djathtën

alimadhiKryetari i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke folur në një intervistë për Shqiptarja.com, shprehet se PD është një parti klienteliste dhe nuk përfaqëson të djathtën.

Ju e keni parë që e djathta reale nuk përfaqësohet në Parlamentin shqiptar. Kam mendimin se këto vite është përdorur një skenar politik që e djathta reale të mos kishte përfaqësim në Kuvend, një padrejtësi iu bë edhe në këto zgjedhje. Me të drejtë shtrohet pyetja nga ana juaj, por kujt mundet ti themi të djathtë? Të djathtë në lista me Kastriot Islamin?! Prandaj që në fillim ju thashë që jam skeptik.

Nuk jam pajtuar dhe nuk do pajtohem kurrë siç ka bërë deri tani PD, e cila ka mbështetur parti për interesa personale rreth vetes dhe ka larguar të djathtën e vërtetë, që donte një Shqipëri pa komunizëm, pa diktaturë, një Shqipëri të lirë dhe demokratike, një Shqipëri të ekonomisë së tregut, por donte edhe një Shqipëri etnike, të bashkuar e të vëllazëruar, shprehet ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›