E Diel, 1 Nëntor 2026

Aliolli largohet nga Komisioni i Ekonomisë: Do jemi në shesh me studentët! Braçe: Të gatshëm t’i dëgjojmë por jo ata që ushtrojnë dhunë!

Protestat shkaktuan debat edhe në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku deputetja demokrate Ledina Aliolli kundërshtoi vijimin normal të mbledhjes dhe ngriti shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve.
“Mbledhja nuk mund të ketë një rend dite normale, duke ditur që jashtë kësaj salle ka të rinj që protestojnë për të drejtën e tyre. Nga ana tjetër, ata dhunohen. Konkretisht kemi rastin e djalit nga Elbasani, Erjon Vishkulli, i cili sot po lufton për veten e tij, sepse është në rrezik të humbasë shikimin. Ata po luftojnë për të drejtën e tyre dhe kundër modelit që ka ndërtuar Edi Rama”, deklaroi Aliolli, duke u larguar më pas.

Nënkryetari socialist Erion Braçe nga ana e tij dënoi aktet e dhunës dhe insistoi se mazhoranca mbetet e hapur për dialog.
“Prej 15 ditësh ka protesta në Tiranë, madje më shumë se 15 ditë.
Diferenca është që protestat e këtyre 15 ditëve kanë qenë të dhunshme dhe dhuna ka tejkaluar ligjin dhe rendin publik e kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Unë shpreh keqardhjen e pafundme për çdo të lënduar nga aktet e dhunës, përfshirë atë ndaj efektivëve të policisë, ashtu siç shpreh keqardhjen për çdo akt dhune ndaj qytetarëve në protestë. Diferenca nuk e bën termin student. Diferencën e bëjnë aktet e dhunës”, theksoi Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›