E Diel, 1 Nëntor 2026

Alis me këngën “Nan” performancë emocionuese në natën finale të Eurovision 2026

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Këngëtari Alis me këngën “Nan” performoi i 5-ti në natën finale të Eurovision 2026, në arenën e Wiener Stadthalle në Vjenë, Austri.

Kënga shqiptare “Nan” me tekst të Desara Gjini dhe e kompozuar nga vetë Alis dhe prodhuar nga Erjet Barbullushi është një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të këtij edicioni.

Alis u duartrokit për performancën drithëruese, ndërsa në sfond të skenës shfaqej imazhi i artistes Rajmonda Bulku, një gjetje kjo e skenografisë që lidhet me portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge.

Sipas rregullave të finales së Eurovision 2026, votimi u hap pak para interpretimit të këngës së parë nga Danimarka dhe vazhdon të jetë i hapur gjatë gjithë performancave, si edhe për 40 minuta pas këngës së fundit.

Publiku mund të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar. Ndërkohë që shqiptarët që jetojnë në diasporë mund të votojnë për Alis me kodin 05.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se: “Alis ngjitet në finalen e Eurovision 2026 me “Nân”, një këngë që ka prekur zemrat e publikut kudo dhe që sjell në skenë emocionin, identitetin dhe shpirtin shqiptar”.

Rama i uron suksese Alis si dhe fton të gjithë ta mbështesin Shqipërinë dhe artistin tonë duke votuar me kodin 05.

Kënga “Nan” ka tërhequr vëmendjen për mesazhin e saj të fuqishëm dhe interpretimin artistik nga këngëtari Alis.

Renditja e shteteve në natën finale:

    1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
    2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
    3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
    4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
    5. Shqipëri: Alis – Nân
    6. Greqi: Akylas – Ferto
    7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
    8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
    9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
    10. Maltë: AIDAN – Bella
    11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
    12. Bullgari: DARA – Bangaranga
    13. Kroaci: LELEK – Andromeda
    14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
    15. Francë: Monroe – Regarde !
    16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
    17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
    18. Poloni: ALICJA – Pray
    19. Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
    20. Suedi: FELICIA – My System
    21. Qipro: Antigoni – JALLA
    22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
    23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
    24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
    25. Austri: COSMÓ – Tanzschei

/k.s/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›