Alitalia serish ne greve
Nje greve e pergjithshme e punetoreve te ngarkim-shkarkimit dhe te pastrimit te ALITALIAS prane aeroporti italian te Fiumicinos ka bllokuar me shume se 120 fluturime nga 350 te programuara . Ende nuk ka te dhena se kur do te nderpritet greva e punetoreve dhe do te rifillojne fluturimet. Greva e punetoreve te ALITALIAS ka ndodhur ndersa jane ende ne vijim tratativat midis kompanise italiane te fluturimit dhe asaj franceze ER FRONS per te bashkepunuar. Pikerisht per kete kryeministri italian Silvio Berluskoni eshte takuar me liderin e Liges se Veriut Umberto Bosi te cilin e ka siguruar edhe mbi fatin e aeroportit milanez te Malpenses. Bosi nderkohe ka riperseritur se nga tratativat nuk duhet perjashtuar edhe kompania gjermane LUFTHANSA. Nderkohe greva e punetoreve italiane ka penalizuar edhe shume nga bashkatdhetaret tane qe pas pushimeve te fundvitit kishin zgjedhur aeroportin e Fiumicinos per te shkuar ne Itali ose udhetaret tranzit qe ishin nisur drejt Londres.