E Diel, 1 Nëntor 2026

Alket Rizai: Nuk arratisem më, dua të kthehem në Shqipëri për tu rigjykuar dhe për të kryer burgun

alketAlket Rizai deklaron për GSH nga burgu i Malandrinos në Greqi se dëshiron që të kthehet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

Por ai thotë se nuk di gjë për lajmet se një numër të burgosurish shqiptarë në Greqi, do të kthehen në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Emri i Rizait është lakuar mes tyre.

Vetë ai thotë se ka ende shumë gjyqe që nuk i ka mbyllur në Greqi.

Unë mund të transferohem në Shqipëri për ta kryer dënimin tim, vetëm nëse mbyll gjyqet që kam këtu, thotë Rizai.

I pyetur nëse do të kthehet në Shqipëri për të vuajtur dënimin, ai thotë: Po më pyet nëse do i verbri sy? Padyshim që dua dhe është një nga gjërat që dua më shumë. Dua të kthehem në Shqipëri dhe për të gjitha çështjet që po gjykohem këtu në Greqi, të rigjykohem në Shqipëri.

Lidhur me tentativën e fundit për t’u arratisur nga burgu ku kryen dënimin e tij, Alket Rizai pohon se ka qenë një veprim i gabuar i tij. Jo, jo, nuk do arratisem më. Edhe herën e fundit që u arratisa, nuk mbaj mend gjë. Ishte diçka e gabuar, por isha nën efektin e drogës, thekson Rizai./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›