TemA TV/ 4 vjet nga vrasja e Fatmir Xhindit, vetëm një minutë heshtje (VIDEO)
Si sot katër vjet më parë, deputeti socialist, Fatmir Xhindi, u ekzekutua para banesës së vet. Katër vite më pas, prokuroria dhe policia ende nuk kanë arritur të kenë një të dyshuar për vrasjen e tij.
Për të kujtuar Xhindin, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, ka kërkuar një minutë heshtje në parlament. Ai ka akuzuar shtetin që për katër vite me radhë, nuk ka mundur dot që të zbardhë vrasjen e tij.
Pikërisht sot në datën dy, para katër vitesh është vrarë një kolegu jonë dhe katër vite në pushtet nuk zbuluat asgjë. Këtu ai ka djalin e tij, i cili sot nuk është në sallë, ka shkuar atje të vendosë lule në varrin e të atit, tha Ruçi.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kërkoi nga prokuroria të bëjë detyrën për zbardhjen e vrasjes./b.l