E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

All Star Game 2023, Skuadra Giannis mund Skuadrën LeBron 184-175,

Ndeshja e yjeve të NBA nuk zgjati më shumë se një pjesë për LeBron James. Katër herë fituesi i NBA, mbrëmë rregjistroi një tjetër rekord duke firmosur pjesëmarrjen e 19 në takimin e yjeve, dëmtoi dorën në rrethin e hekurt në tentativë për të bllokuar koshin e yllit të Raptors, Pascal Siakam.

Në pushimin mes pjesëve NBA organizoi edhe një ceremoni për James, i cili vetëm pak ditë më parë u kthye në pikëshënuesin më të mirë të historisë të NBA. Ai u prezantua në parket nga Janelle Monae dhe Dwyane Wade së bashku me dy pikëshënuesit historik si Karl Malone e Kareem Abdul-Jabbar.

James mbylli mbrëmjen me 13 pikë dhe disa zhytje spektakolare, por vëmendjen e mori Jaylen Brown (35 pikë, 14 topa në tabelë në 25 minuta), Joel Embiid (32 pikë) dhe Kyrie Irving (32 pikë, 15 asist), ndërsa Nikola Jokic e Luka Doncic rrealiuan vetëm nga katër pikë secili. Nga yjet e mbrëmjes u zgjodh Tatum si lojtar w takimit pasi ishte autor i 55 për Skuadrën Giannis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›