Liverpool dhe Klopp, në mes të stuhisë

Në shtëpinë e Liverpool ka nisur stuhia. Po, pikiërisht kështu. Shumë do të pyesin se pse, duke qenë se Reds fituan në fushën e Neëcastle të shtunën, duke iu rikthyer futbollit të bukur, ndër të tjera në prag të ndeshjes së Champions League kundër Real Madrid. Gjithçka nisi me tifozët, pasi mësuan se skuadra nuk u kthye nga Newcastle me autobus por me avion. Sulm në rrjetet sociale nga mbështetësit e skuadrës së Klopp, të cilët kanë shkaktuar komente dhe polemika të shumta.
Ata nuk e konsideruan se gjithçka ishte planifikuar në kuadër të ndeshjes europiane të së martës kundër Real Madridit, për të shmangur një rrugëtim të gjatë dhe të bezdisshëm që do të kishte marrë minuta jetike nga pushimi dhe rikuperimi i lojtarëve. Kështu, ndryshe nga sa ndodhi për udhëtimin e parë, një çarter privat u punësua për kthimin nga kompania 2Excel Aviation e cila i transportoi ata nga aeroporti i Neëcastle në aeroportin John Lennon të Liverpool në orën 22:37 të së shtunës në mbrëmje. Dhe nuk ka rëndësi nëse tifozët nuk e morën mirë, ka një takim shumë të rëndësishëm në prag: ai kundër kampionëve të Evropës dhe Reds sigurisht që nuk duan të dështojnë.