Allegri E ardhmja ime Pas 10 ditesh merret vesh

Massimiliano Allegri është shprehur se e ardhmja e tij tek Milani do të merret vesh pas 10 ditësh. “Ju kërkoj të prisni edhe 10 ditë. Atëherë do të mësoni nëse do të qëndroj ose jo si trajner i Milanit. Kaq kam për të thënë dhe nuk flas më për të ardhmen time sepse nuk ka kuptim.”
Më tej, tekniku livornez foli edhe për situatat e ndryshme që po përjetojnë Mario Balotelli dhe Stephan El Sharaawy, ku njëri ka shënuar gola pothuajse në çdo takim që kur ka ardhur tek Milani, ndërsa tjetri ka dy muaj që nuk dërgon topin në rrjetë. “Balotelli duhet të mësojë se si të kontrollohet në situata të vështira, ndërsa El Shaarawy duhet të mos ndikohet nga mungesa e golit. E dija që do të vinte një moment i tillë për të dhe pikërisht tani nuk duhet të dorëzohet. Duhet të rrijë i qetë sepse askush nuk priste që të shënonte 16 gola në sezonin e parë si titullar”, theksoi Allegri. Milan do të luajë të mërkurën ndaj Pescara në orën 18:00 për javën e 36 të Serisë A.